“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
Prej kohësh në median online përflitet se përgatitjet për sezonin e ri të “Dancing with the Stars” kanë filluar dhe vërtet kështu është. Arena e kërcimit rikthehet edhe këtë sezon të ri me të tjerë personazhe kaq të dashur për publikun.
Magji, spektakël dhe super adrenalinë… Një patentë e BBC Production dhe ekskluzivitet i Top Channel, #DWTS premton spektakël, argëtim dhe emocione të forta.
Së fundmi është publikuar dhe një klip i ri në llogarinë zyrtare të “Dancing With The Stars” në Instagram. Në videon e postuar, shfaqet një konkurrent misterioz, i cili mbulon fytyrën e tij me një kapele. Cili nga personazhet publikë mund të jetë vallë?!