Një foto e pemës së Krishtlindjes së Ariana Grande ka shkaktuar shumë debate në platformat sociale duke e detyruar këngëtaren të shpjegojë përse ka bërë këtë zgjedhje.
Vëllai i saj është fotografuar pranë pemës së Krishtlindjes në apartamentin e saj në New York. Menjëherë pas postimit të kësaj fotoje Ariana është kontaktuar nga përfaqësues të medias rozë për të shpjeguar përse ka zgjedhur këtë pemë jo të zakontë për festa.
25-vjeçarja u shpreh thjeshtë me fjalët: “Ndonjëherë jeta është kështu”. Kujtojmë se ky vit ka qenë mjaft i vështirë për Grande-n pasi pak muaj më parë ish i dashuri i saj Mac Miller u nda në mënyrë tragjike nga jeta për shkak të një mbidoze.
Gjithashtu fejesa e saj e shkurtër me komedianin Pete Davidson përfundoi duke shkaktuar shumë polemika në media. Pema e përmbysur simbolizon gjendjen e saj shpirtërore të vitit të fundit.