Gossip Showbiz

Një puthje “forcuar” mes Brikenës dhe Mateos? Reagon familja e banores!

Pas debatit të madh që shpërtheu në rrjet për incidentin mes Mateo dhe Brikena Selmani në Big Brother VIP Albania, ka ardhur një reagim zyrtar nga familjarët e kësaj të fundit.

Përmes një deklarate në Instagram, të publikuar në llogarinë e Brikenës, familjarët kanë mohuar kategorikisht çdo pretendim për dhunë apo sjellje të papërshtatshme nga ana e Mateos, duke theksuar se situata është keqinterpretuar nga publiku.

Sipas tyre, reagimi i Brikenës, e cila u tërhoq dhe u mbyll në tualet në gjendje emocionale, është krejtësisht njerëzor dhe i kuptueshëm në një moment sikleti, sidomos në kushtet e presionit të vazhdueshëm të kamerave dhe izolimit.

Ata theksojnë gjithashtu se mungesa e eksperiencës me ekspozimin publik dhe dinamika e veçantë brenda shtëpisë ndikojnë ndjeshëm në reagimet emocionale të banorëve.

Në të njëjtën kohë, familjarët i kanë dalë në mbrojtje Mateo, duke i cilësuar komentet negative në rrjet si të padrejta dhe të nxituara.

Sipas tyre, bëhet fjalë për një situatë mes dy të rinjve që po përjetojnë emocione në një ambient të pazakontë, ndërsa reagimet e publikut kanë qenë të ekzagjeruara.