Celebrities Gossip Showbiz

Brikena dhe Mateo i japin fund lidhjes së tyre?

Një çift i dashur për publikun duket se po kalon një krizë në marrëdhënie. Pas historisë së tyre romantike në Big Brother VIP Albania, Brikena dhe Mateo kanë ngritur dyshime të forta për një ndarje të mundshme, pas lëvizjeve të fundit në rrjetet sociale.

Dyshja kanë fshirë të gjitha fotografitë dhe postimet e përbashkëta nga profilet e tyre, një veprim që zakonisht nuk kalon pa u vënë re nga fansat. Menjëherë pas kësaj, Brikena publikoi në Instastory një foto me atmosferë melankolike gjatë një udhëtimi me makinë, të shoqëruar vetëm me një emoji zemre të thyer, duke lënë të kuptohet se po kalon një periudhë të vështirë emocionale.

Situata ka habitur ndjekësit, pasi vetëm pak orë më parë gjithçka dukej perfekte mes tyre. Brikena kishte ndarë madje një foto pranë nënës së Mateos, të cilën e quajti publikisht “mbretëreshë”, duke treguar raportin e afërt që kishte krijuar me familjen e partnerit.

Ky ndryshim i papritur ka ndezur menjëherë aludimet në rrjet, me shumë fansa që pyesin nëse bëhet fjalë për një debat të momentit apo për fundin e lidhjes së tyre.

Gjithashtu, ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin në llogaritë e tyre në Instagram, por Mateo ende mban në profil një foto së bashku.

Deri tani, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar statusin e marrëdhënies, duke lënë gjithçka në kuadrin e spekulimeve.