Celebrities Gossip Showbiz

Çifti është ndarë? Reagon Mateo Borri!

Dyshimet për një krizë në marrëdhënien mes Mateos dhe Brikenës po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në rrjetet sociale, ndërsa fansat kanë zbuluar disa detaje që kanë ngritur pikëpyetje për raportin e tyre.

Gjithçka nisi pasi ndjekësit vunë re se dy ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 5” nuk ndiqen më në Instagram. Ky veprim u interpretua menjëherë si një shenjë e mundshme ftohjeje mes tyre. Po ashtu, nga profilet e dyshes janë fshirë edhe fotografitë dhe postimet e përbashkëta që më herët kishin marrë reagime të shumta nga publiku.

Një tjetër detaj që tërhoqi vëmendje ishte ndryshimi i fotos së profilit nga ana e Brikenës. Ajo hoqi imazhin ku shfaqej pranë Mateos, ndërsa ky i fundit vazhdon ende të mbajë fotografinë e tyre në profilin personal.

Mes zhurmës së krijuar online, Mateo ka reaguar në mënyrë indirekte përmes një postimi në Instastory.

 

Ai është fotografuar në Elbasan, qytetin e tij të lindjes, i rrethuar nga disa fëmijë, ndërsa në imazh shihet duke bërë shenjën e paqes me duar. Krahas fotos, ai ka shkruar: “Një ditë normale në Elbasan”.

Megjithatë, një tjetër detaj nuk u ka shpëtuar ndjekësve. Dora e majtë e Mateos nuk duket qartë në foto, duke shtuar aludimet nëse ai vazhdon ende të mbajë unazën që prej kohësh shihej si simbol i lidhjes me Brikenën.

Deri tani, as Mateo dhe as Brikena nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar raportin e tyre, duke lënë fansat mes dyshimeve dhe spekulimeve për një ndarje të mundshme.