Aktualitet

Një spital i ri do të ndërtohet në QSUT

Një spital i ri 7 katësh i sëmundjeve të brendshme do të ndërtohet në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë. Spitali i ri, një investim prej 14.4 milion eurosh do të ndërtohet brenda ambjenteve të QSUT-së, ku do të përqëndrohen të gjitha repartet e sëmundjeve të brendshme. Teksa nënshkroi kontratën për nisjen e ndertimit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se spitali i ri do të ofrojë një standard të ri të shërbimit për qytetarët.