Bota

“Një zog ka ngecur në krahët e avionit…”/ Zbulohet mesazhi i fundit i një prej viktimave të tragjedisë ajrore në Korenë e Jugut!

Një tragjedi ajrore goditi Korenë e Jugut, shënohen 178 viktima. Gjatë uljes, një avion pasagjerësh u përfshi nga flakët kur sapo preku pistën dhe u përplas me një ndarje metalike në Aeroportin Ndërkombëtar Muan, në jug të kryeqytetit Seul. Mjeti fluturues me 181 vetë në bord e destinacion Korenë e Jugut ishte nisur nga Bangkoku i Tajlandës.

Në rreth 30 vite, ky shënon aksidentin më të rëndë ku është përfshirë një kompani ajrore koreano-jugore, në këtë rast, “Jeju Air”, e themeluar në vitin 2005. “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u përgjigjur e të përulur iu kërkojmë falje të gjithë të dëmtuarve”, tha kompania në një deklaratë.

Një zog ka ngecur në krahët e avionit, a duhet të te them fjalët e mia të fundit?!

Ky do të ishte mesazhi i fundit i një pasagjeri në avionin që u rrëzua në Korenë e Jugut një natë më parë. Sipas mediave lokale të cituara nga BBC, pasagjeri ia dërgoi këtë mesazh një anëtari të familjes së tij, pak para se avioni të humbiste kontrollin dhe të përplasej me murin duke shpërthyer në flakë.

Vetëm dy anëtarë të ekuipazhit i mbijetuan rrëzimit të avionit pasi u siguruan te bishti i avionit kur shpërtheu flaka, konfirmoi shërbimi zjarrëfikës. Të dy ndodhen në spital, por ende nuk dihet gjendja e tyre. Nga të vdekurit, 84 janë meshkuj dhe 85 femra, ndërsa gjinia e 10 personave nuk është konfirmuar sipas autoritetit. Një javë zie është shpallur tashmë në Korenë e Jugut.