Pak ditë më parë ajo mori lajmin se është e nominuar në kategorinë “Artisti më i mirë” në “Grammy Awards” ndërkohë që shpërtheu menjëherë në lotë gëzimi.
Gjithashtu e nominuar në këtë kategori është edhe Dua Lipa e cila konkurron jo vetëm për ‘Artisti më i mirë” por gjithashtu edhe për “Kërcimi më i mirë elektronik”.
Bebe Rexha e emocionuar nga këto nominime ka shprehur mirënjohjen me anë të një postimi në Twitter. Ajo gjithashtu ka dhënë edhe një mesazh për të gjitha vajzat shqiptare.
“Dy shqiptare të nominuara në 2 “Grammy”. Në zemrën time ne kemi fituar. Për të gjitha vajzat shqiptare dhe për vajzat mbarë botës duke tu them se gjithçka është e mundur dhe vazhdoni të ndiqni ëndrrat tuaja” ,-shkroi ajo duke e shoqëruar postimin e saj me një foto ku shfaqet së bashku me Duan.