Aktualitet Film & Tv

Nuk arriti t’i mbijetojë sëmundjes së rëndë, shuhet aktori i njohur Charles Grodin!

Shuhet në moshën 86-vjeçare aktori i njohur i Hollywood-it, Charles Grodin. Bëhet e ditur se artisti gjithë kësaj kohe ka luftuar me sëmundjen e kancerit dhe ka mbyllur sytë përgjithmonë në shtëpinë e tij në Connecticut.

Duke qenë se ende jemi në kohë pandemie, familja e aktorit u shpreh se funerali i tij do të mbahet vetëm me njerëzit e ngushtë të familjes. Rikujtojmë, se Charles kishte disa role në skenë përpara se të aktronte në filmin “Catch-22” të regjisorit Mike Nichols më 1970 dhe më pas në “Heartbreak Kid”.

Ai bëri debutimin e tij në Hollywood me rolin në “20 000 Leagues Under the Sea”. Charles u bë i famshëm kur ai luajti një pjesë në komedinë të quajtur “Tchin-Tchin”, ku interpretonin gjithashtu Anthony Quinn dhe Margaret Leighton.

Më pas, Grodin luajti bashkë me Warren Beatty në “Heaven Can Wait” dhe duke portretizuar një kontabilist të drejtuar me Robert De Niro në “Midnight Run”. Interpretimi i tij i fundit në film ishte në vitin 2017 ku luajti rolin e Arthur në “An Imperfect Murder.” Grodin gjithashtu shkroi drama dhe libra ku vlen të përmendet “It Would Be So Nice If You Weren’t Here” apo “How I Get Through Life”.

Rolet e tjera të paharrueshme përfshijnë “Dave”, në të cilin ai u shfaq si llogaritari i një njeriu, të cilit i kërkohet të ndihmojë në analizimin e buxhetit federal dhe filmat “Beethoven”. Roli i tij i fundit në ekrani e madh e pa atë të luante së bashku me Sienna Miller dhe Alec Baldwin.