Celebrities Gossip Showbiz

Nuk e dimë si e keni pritur ju romancën e re të Kim Kardashian ama dimë si e ka pritur Kanye West!

Më në fund ylli televiziv Kim Kardashian dhe komediani Pete Davidson kanë konfirmuar lidhjen e tyre. Në një paraqitje publike, dyshja u panë të kapur për dore ndërsa festonin ditëlindjen e tij në Palm Springs, Kaliforni. As Kim dhe as Pete nuk mund të fshihnin buzëqeshjet e tyre teksa bënë një shëtitje pranë rezidencës së mamasë së saj Kris Jenner, ku ata kanë qëndruar së bashku, duke lënë pak dyshime se marrëdhënia e tyre është më shumë se thjesht miqësi.

Dhe me siguri një nga pyetjet që shumë i bëjnë vetes, është si e ka pritur ish-partneri i Kim, Kanye West lidhjen e re të ish-bashkëshortes dhe nënës së fëmijëve të tij. Dhe siç pritet Kanye nuk është aspak i lumtur me lajmin. Një burim tha për “Hollywood Life” se:

Kanye nuk është aspak i kënaqur që Kim dhe Pete i çojnë gjërat në një nivel tjetër dhe ai ishte shumë i mërzitur që Pete u ftua në shtëpinë e Kris Jenner. Ai tha se nuk është e drejtë, sepse ajo është gjyshja e fëmijëve të tij.

Rikujtojmë, se thashethemet për një romancë të mundshme mes Kim dhe Pete filluan për herë të parë kur të dy u puthën gjatë një skeçi në fillim të tetorit, ku ajo luante Princeshën Jasmine dhe ai portretizonte Aladdin. Javë më vonë, ajo u pa në “Knott’s Berry Farm” në Buena Park, Kaliforni për ngjarjen vjetore të Halloween-it të me një grup miqsh, duke përfshirë Pete-n, motrën e saj Kourtney dhe të fejuarin e ri të Kourtney-t, Travis Barker.

Pete dhe Kim thuhet se shijuan një darkë private në “Campania” në Staten Island në fillim të këtij muaji, e ndjekur nga një shëtitje grupore në klubin “Zero Bond” natën e ardhshme. Çifti thuhet se kanë qenë vetëm gjatë gjithë kohës, me sigurimin privat që qëndronte jashtë lokalit ku ata ishin.