Kristjan Asllani është pjesë e Interit prej verës së vitit 2022. Mesfushori shqiptar është alternativa e parë për Inzagin në rast se Çalhanoglu mungon.
Së fundmi portalet pranë klubit zikaltër raportojnë se është refuzuar një ofertë nga Premier Ligë. Emri i klubit nuk bëhet i ditur, ndërsa shifrat tregohet të jetë 18-20 milionë euro.
LEXO EDHE: VIDEO/ Aksident i frikshëm për Carlos Sainz, makina e pilotit spanjoll përmbyset gjatë garave “Rally”
Interi pagoi për 22-vjeçarin plot 15 milionë euro. Më parë Aslllani kishte veshur vetëm fanellën e Empolit në Itali ku dhe spikati.
Oferta për të nuk kanë munguar as nga Itali, por zikaltrit i kanë rezistuar çdo afrimi. Kujtojmë se sot në orën 20:00 do të luhet finalja e Superkupës së Italisë mes Interit dhe Milanit.
LEXO EDHE: Muçi del në “shitje”, Beshiktashi ka plane të tjera