Dritan Dajti dhe Xhevdet Troplini janë dy emrat më të fundit të cilëve, Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon autodeklaratë të pasurive, për të justifikuar burimin e tyre. Kërkesave që iu dërguan nga OFL-ja në zbatim të Aktit Normativ anti-KÇK, ata kanë 48 orë kohë për t’iu kthyer përgjigje me shkrim. Dritan Dajti është në burg, i dënuar “Për vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Ndërkaq, Xhevdet Troplini me banim në Durrës rezulton i dënuar “Për trafik narkotikësh”.