Bota

OKB fton SHBA dhe 6 shtete të tjera, për bisedime mbi Sirinë

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi sot se i dërguari i saj për Sirinë, Steffan De Mistura ka ftuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 6 aleatë të tjerë, për të biseduar mbi çështjen siriane. Takimi ku do të marrin pjesë, Gjermania, Britania, Arabia Saudite, Jordania, Franca dhe Egjipti, pritet të mbahet në Gjenevë të Zvicrës, më 14 shtator.