Pas Mianmarit, Organizata e Kombeve të Bashkuara hedh sytë edhe nga Jemeni. Ekspertë të të drejtave të njeriut në OKB thonë se në konfliktin e përgjakshëm të Jemenit mund të jenë kryer krime lufte nga të gjitha palët. Në raport pretendohet se forcat qeveritare jemenase, koalicioni i udhëhequr nga sauditët që i mbështet ato, si dhe lëvizje rebele Houthi kanë bërë shumë pak përpjekje për të ulur numrin e viktimave mes civilëve. Të gjitha palët shënjestrojnë me sulme zona të banuara.