Aktualitet Rajoni

‘Open Balkan’, Rama nga Qafë-Thana: Më pak kontrolle në kufi!

Kryeministri Edi Rama nga Qafë Thana tha se me nismën e Ballkanit të Hapur do të kufizohen kontrollet fizike në kufi duke shmangur vonesat.

“Nisma e Ballkanit të Hapur ka sjellë përfitime dhe rezultate konkrete në drejtim të lehtësimit të tregtisë dhe njohjes reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar(AEO). Më pak kontrolle fizike dhe të dokumentacionit në krahasim me operatorët ekonomikë të tjerë; Trajtim prioritar dhe njoftim prioritar në rast seleksionimi për kontroll doganor; Mundësi për të kërkuar hapësira specifike përveç zyrave doganore për kontrollet e doganës”, sipas kryeministrit.

Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të takohen sot në Ohër, në takimin e radhës në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Në 7 dhe 8 qershor, pritet të nënshkruhet edhe marrëveshje për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, si dhe memorandume për bashkëpunim kulturor dhe në fushën e turizmit.

Kujtojmë se Ballkani i Hapur është një nismë e ndërmarrë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa u është bërë ftesë të bashkohen edhe Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.