Bota Celebrities

Operacioni antidrogë në Stamboll, shoqërohet edhe këngëtarja që çoi Turqinë në Eurovizion!

Autoritetet në Turqi arrestuan 19 aktorë, influencera e këngëtarë në një hetim për një rrjet droge. Midis atyre që u çuan në pranga në godinën e Xhandarmërisë në Stamboll ishte edhe Hadise Açıkgöz, e cila përfaqësoi Turqinë në Festivalin e Këngës në Eurovizion, në vitin 2016, me këngën Düm Tek Tek.

Pasi doli nga selia e xhandarmërisë, Hadise bëri një postim të çuditshëm në Instagram, duke shkruar:

Jam po aq e hutuar sa ju.

Më pas, publikoi imazhe nga një koncert që dha në Ankara.

Në mesin e personave të thirrur për t’u marrë në pyetje ishin edhe aktorët Demet Evgar, Özge Özpirincci, Mert Yazıcıoğlu, Kaan Yıldırım, Kubilay Aka, Berrak Tüzünataç dhe Meriç Aral, këngëtarët Hadise Açıkgöz e İrem Derici, si dhe çifti influencera Ölans e İrem Derici.

Avokatja e influenceres Dilan Polat, tha se klientja e saj i ishte nënshtruar më parë analizave që konfirmuan se nuk kishte përdorur drogë.

Nëse kjo konsiderohet e pamjaftueshme, ne jemi të gatshëm t’i nënshtrohemi një ekzaminimi të ri. Është e pamundur të kuptohet se çfarë ka ndodhur.

Polat ka ndërtuar një biznes bukurie me vlerë miliona dollarë e ka patur probleme me ligjin gjatë dy viteve të fundit. U arrestua marsin e kaluar me akuzën e posedimit të drogës e po përballet me gjyqin për akuzat e pastrimit të parave dhe evazionit fiskal.

Hetimi po kryhet nga Zyra e Kontrabandës, Narkotikëve dhe Krimeve Ekonomike e Prokurorisë së Stambollit, me autoritetet turke që thonë se hetimi është përqendruar në përcaktimin nëse të dyshuarit po përdornin drogë dhe nëse përdorimi i tyre shkel ligjin turk.