Pas largimit nga salla e Kuvendit, Opozita është mbledhur në Selinë Blu. Demokratët dhe aleatët po fokusohen në qëndrimin pas paralajmërimeve në Kuvend të Lulzim Bashës se do të publikojnë fakte që implikojnë Fatmir Xhafën kur drejtonte Komisionin e Reformës në Drejtësi. Më herët në sallën e Kuvendit, kreu demokrat akuzoi Ministrin e Brendshëm se mban përgjegjësi ligjore për mbrojtjen e paprekshmërinë e vëllait të tij. Një ditë më parë, Selia Blu publikoi dokumentet e dënimit në Itali të Agron Xhafajt për trafik ndërkombëtar droge dhe kërkoi të dinte se përse nuk arrestohet dhe ekstradohet.