Bota

Opozitari rus Navalny arrestohet për protestën kundër Putin-it

Opozitari rus, Aleksei Navalny u arrestua sërish nga policia në Moskë, për protestën e rradhës kundër presidentit Vladmir Putin. Me slloganin: “Ai nuk është Cari ynë”, Navalny iu bëri thirrje mbështetësve të protestojnë, ndërsa të hënën e ardhshme, Putin bën betimin për mandatin e 4-rt presidencial. Ceremonia pritet të paraprihet nga protesta në 90 qytete të Rusisë, ndonëse organizatorët nuk kanë marrë leje nga policia për zhvillimin e tyre.