E ftuar sot në emisionin “Vitality Vibes” ka qenë mjekja e njohur, Jonida Kito e cila punon në QSUT në sektorin e Shërbimit të Urgjencës. Doktoresha ka treguar me detaje gjithçka që ne duhet të dimë se çfarë është urgjenca dhe si menaxhohet gjithçka.
Ka një aksion në urgjencë që thuhet se i sëmuri nuk bërtet. Nuk ka mundësi të ngrejë zërin dhe të ulërasë. Unë mendoj që baza është profesionalizmi, duhet të jesh profesionist dhe duhet të komunikosh me vetëbesimin që të japin dijet e tua dhe duhet të jesh i qartë me pacientin kur ti i shpjegon që nuk rrezikon për momentin dhe të lutem mund të më presësh pak, por duhet të jesh i qartë me pacientin edhe kur i tregon që situata është kërcënuese dhe unë kam nevojë që të të shpejgoj gjithçka dhe të bëj ndërhyrjet ‘x’. Kërkon ftohtësi, duhet të jesh shumë i ftohtë jo emocional.
Pacienti ka gjithmonë të drejtë në urgjencë, familjari jo gjithmonë. Por pacienti është për t’u vlerësuar.
Më tej doktoresha shtoi se:
Varet nga koncepti ose toleranca që kemi ne për dhimbjen por në formatin mjekësor, urgjencë është ai problem që e kërcënon pacientin. Prandaj ka gjithmonë edhe një lloj selektimi. Ka edhe një problem me njerëzit që kur vijnë në urgjencë thotë: “Ti këtë e fute përpara, unë kam dy orë që pres këtu.” Njerëzit mund të presin dy orë aty nëse klasifikohet sipas kodeve. Ne i kodifikojmë sëmundjet por mund të futet edhe një tjetër që ka ardhur një minutë më parë por që është Kod i Kuq.
Ka fluks në orare të caktuara. Oraret më të mira dhe më të thjeshta për numrin e vizitave janë ora katër e mëngjesit deri në orën tetë ose nëntë. Pastaj ka një pikë në orën tre deri në orën gjashtë, shtatë ose tetë të pasdites dhe që mund të zgjatet në stinën e verës deri në orën një të natës.