Health & Beauty Vitality Vibes | News

“Rreth 300-400 raste në ditë…”/Mjekja e QSUT, Jonida Kito shpjegon se çfarë duhet të dimë rreth Shërbimit të Urgjencës!

E ftuar sot në emisionin “Vitality Vibes” ka qenë mjekja e njohur, Jonida Kito e cila punon në QSUT në sektorin e Shërbimit të Urgjencës. Doktoresha ka treguar me detaje gjithçka që ne duhet të dimë se çfarë është urgjenca dhe si menaxhohet gjithçka.

Në formatin mjekësor urgjencë është ai problem i cili e kërcënon pacientin.

Çfarë është një mjek urgjence?

Një mjek urgjence është një specialist i cili fiton aftësi për të pritur dhe për të trajtuar raste dhe problematika që kërcënojnë jetën në terma afatshkurtër. Nuk e trajton në trema afatgjatë sëmundjen. Jo vetëm që e trajton por bën të mundur që të parandalojë eventin që të ndodhë në ditët ose në orët në vazhdim. 

Të jesh mjek i urgjencës fitohet me eksperiencën apo është një specializim?

Në Shqipëri që prej vitit 2011 është si specializim. Në rang botëror edhe si specialitet është i ri nuk është se ka shumë vite. Në Shqipëri specializimi është katër vjet pas diplomimit si Mjek i Përgjithshëm. 

Ilvi e pyeti mjeken në lidhje me numrin mesatar të rasteve që vijnë në urgjencë brenda një dite. Doktoresha u shpreh:

Ka një numër mesatar të rasteve, janë mund të themi 300 por janë edhe më shumë. Janë edhe 350 apo ka ditë që janë edhe 400. Por jo më pak se 300 realisht. Ka fluks në orare të caktuara. Oraret më të mira dhe më të thjeshta për numrin e vizitave janë ora katër e mëngjesit deri në orën tetë ose nëntë. Pastaj ka një pikë në orën tre deri në orën gjashtë, shtatë ose tetë të pasdites dhe që mund të zgjatet në stinën e verës deri në orën një të natës.