“Vitality Vibes” me Ilvi Begollin është një emision që ka për qëllim informacionin mjekësor për dëgjuesit në lidhje me simptomat e para të disa sëmundjeve dhe kurimin e tyre. Mënyra e rrëfimit të pacientëve sesi nisin simptomat e para në formën e rrëfimeve, vizitat tek mjeku, rrëfimet e mjekëve për dyshimet e tyre në lidhje me diagnozën e saktë, vendosja e saktë e diagnozës dhe fillimi i kurimit. Bashkëpunim me mjekë të njohur dhe personazhe të njohur të cilët kanë pasur eksperienca sëmundjesh. Këtë episod i ftuar ka qenë trajneri Rubin Baci, i cili ka folur për stërvitjet që duhet të ndjekë njeriu në bazë të asaj se çfarë është më e mira për të dhe për të krijuar një regjim të rregullt.
Rubini jeton prej vitesh në Suedi dhe është i specializuar për të qenë një “Performance Fitness Coach”, që punon edhe në palestër, por edhe në ekipe futbolli ose me atletë. Si e shpjegon ai ndryshe këtë profesion, duke qenë se në Shqipëri nuk ekziston një i tillë?
Unë përkthehem si një trajner që mundohem të disiplinoj edhe njerëzit e thjeshtë. T’i jap një performancë fizike sa më të mirë, t’i edukoj me një stërvitje sa më të mirë ditë për ditë, me një performancë të mirë fizike, duke i ruajtur nga sëmundjet, duke balancuar peshën, edhe duke i mësuar në një rrugë të mirë. Ndërsa po të flasim për atletët pastaj, ose për futbollin, është diçka që unë merrem ditë për ditë me ato dhe duhet t’i mbaj në një performancë atletike sa më të mirë dhe këtë performancë duhet t’ja ngre sa më lart. Janë dy gjëra të ndryshme midis njerëzve të thjeshtë dhe atletëve.
Ai gjithashtu është edhe profesor në gjimnazin e futbollit në Suedi. Ja çfarë na zbuloi ai më tepër rreth kësaj ane tjetër të tij:
Është një gjimnaz, ose shkollë futbolli, ku unë jap mësim 4 herë në javë për pjesën e futbollit. Ka lidhje me performancën, forcën, qendrueshmërinë, koordinimin.
Në palestrat në Suedi janë rreth 11 disiplina që aplikohen. Nga ndryshon sistemi atje me atë në Shqipëri?
Bëjmë gjëra të ngjashme. Janë pothuajse gjërat që bëhen edhe këtu, por atje kemi 11 disiplina, mos them pak më shumë, por aq po më kujtohen tani.