Ky është një emision që ka për qëllim informacionin mjekësor për dëgjuesit në lidhje me simptomat e para të disa sëmundjeve dhe kurimin e tyre. Mënyra e rrëfimit të pacientëve sesi nisin simptomat e para në formën e rrëfimeve, vizitat tek mjeku, rrëfimet e mjekëve për dyshimet e tyre në lidhje me diagnozën e saktë, vendosja e saktë e diagnozës dhe fillimi i kurimit. Bashkëpunim me mjekë të njohur dhe personazhe të njohur të cilët kanë pasur eksperienca sëmundjesh. Ky emision ka si synim informimin e publikut mbi të rejat në fushën e mjekësisë, kërkimet, teknologjitë e reja dhe gjithçka tjetër. I ftuar këtë javë në emisionin “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin ishte presidenti Fidel Ylli i cili foli për dopping-un dhe se si mjekësia ka ndryshuar në ditët e sotme…
Përse sot nuk ekziston një specializim në fushën e mjekësisë sportive?
Ne si komitet olimpik e kemi prioritet çështjen e mjekësisë sportive dhe unë do të të jap një rast që komiteti olimpik ka marrë nëpër shkolla në Voleyball dhe Basketball, por këtë vit kemi futur edhe shahun dhe vitin tjetër do të hyjnë edhe 7 federata të tjera. Që do të jenë atletika, gjimnastika, judo, taekwondo, peshëngritja dhe ping-pong. Të gjithë këto sporte që ne i kemi të përfshirë në këtë projekt kaq të madh që ne i kemi në lëvizje olimpike ne kemi një grup mjekësh që ne i masim, i vizitojmë i trajtojmë të gjithë sportistët dhe kemi një database shumë të gjërë të të gjithë sportistëve që marrin pjesë në këto ekipe sportive. Që do të thotë ne na intereson shumë shëndeti atyre dhe për ti treguar jo vetëm sportistëve se janë shumë të vegjël ne kemi që nga mosha 8 deri në 17 vjeç.
Përveç mjekut sportiv çfarë i mungon sot sportit shqiptar?
Unë mendoj se gjithçka lidhet me buxhetin. Pra që ti të kesh një psikolog, një masazhier, një mjek dhe të kesh mundësi që sportistët të paguajnë vitaminat që janë mineralet, aminoacidet të gjitha këto kërkojnë para dhe këto duhet t’jua mundësojnë jo vetëm sportistëve elitar, por çdo sportisti.
Mjekësia sportive ka qenë më mirë në atë kohë apo tani?
Unë mendoj atëherë sporti ka qenë prioritet edhe pse ka qenë koha komuniste që do të thotë kishte rregulla, kishte matje, kishte analiza sot është rritur buxheti i sportit janë rritur performancat e sportistëve po sikur të ketë edhe një kontrroll më efektiv nga Ministria Përgjegjëse e Sportit sepse e kanë detyrë personale për të ardhur dhe për t’i kontrrolluar.
A sjell sporti gjëra negative?
Sporti ka vetëm të mira. Traumat janë pjesë e jetës së njeriut…