Health & Beauty Vitality Vibes | News

Alergjia e çuditshme nga djerësitja! Dr. Alkerta Ibranji shpjegon: Stabilizohet vetëm kur…

E ftuar në emisionin “Vitality Vibes” këtë javë me Ilvi Begollin ka qenë Dr. Alkerta Ibranji, alergologe-imunologe për të diskutuar më shumë në lidhje me alergjitë që tani me ndryshimin e stinës dhe me ardhjen e dimrit që prekin shumë njerëz dhe jo vetëm kaq…

Dr. Alkerta Ibranji ka hedhur dritë mbi një tjetër formë të rrallë dhe pak të njohur të alergjive, urtikarinë nga djerësitja. Kjo patologji e veçantë shfaqet kur temperatura e trupit ngrihet dhe më pas bie në mënyrë të menjëhershme, duke shkaktuar një shpërthim të menjëhershëm skuqjesh, pickimesh dhe kruajtjesh të forta në lëkurë. Doktoresha shpjegoi se simptomat ndodhin në situata krejt të zakonshme dhe se…

Kjo ka një fenomen të tillë që lidhet me temperaturën e trupit. Pra kur ngrohet temperatura e trupit dhe papritur fillon një ftohje e menjëhershme, pra ti del nga dushi nga një temperaturë e caktuar dhe në ambeintin e dhomës është një ndryshim i menjëhershëm. Këtu fillon ajo djerësitja si një mekanizëm kompesator. Ose edhe kur je duke nxituar, duke bërë një ecje sapo fillon ajo djerësitja e trupit fillon menjëherë kjo e kruajtura, por e kruajtura në këtë rast dallohet sepse si koka gjilpëre nuk janë pllaka të mëdha gjeografike. Kjo është e vetëkufizuar sepse sapo stabilizohet temperatura e trupit, qetësohet dhe ajo por tek disa pacientë që e kanë vërtetë problem ne sugjerojmë edhe disa preparate.