Health & Beauty Vitality Vibes | News

Merr përgjigjen e duhur pyetja se kur duhet t’i drejtohemi një mjeku alergolog ose dermatolog…

E ftuar në emisionin “Vitality Vibes” këtë javë me Ilvi Begollin ka qenë Dr. Alkerta Ibranji, alergologe-imunologe për të diskutuar më shumë në lidhje me alergjitë që tani me ndryshimin e stinës dhe me ardhjen e dimrit që prekin shumë njerëz dhe jo vetëm kaq…

Kur Ilvi e pyeti se kndahet alergologu me dermatologun për aspektin simptomatologjik, dokotresha shpjegoi me detaje:

Alergjia është sëmundje e një sistemi të tërë, ku ndërmjet shumë sistemeve prek dhe lëkurën. Prekjet, fenomenet alergjike në lëkurë duhet që të konsultohen me alergologu, por edhe kur shkojnë te dermatologu të garantoj unë që rezultatet nuk janë të kënaqshme pas një ose dy-tre kurave dhe është vetëm dermatologu që thotë që të duhet një alergolog që të gjendet shkaku i vërtetë i këtij fenomeni që po të ndodh. Janë kronike sëmundjet alergjike dhe detyrimisht edhe po shkuan tek dermatologu të jesh i sigurtë që adresohen tek alergologu herët a vonë. 

Dermatologu është filtri i parë ku shkojnë, kur mjeku i familje i identifikon mirë atëherë i sjell drejtpërdrejt tek ne. Porta orientuese janë kryesisht mjekët e familjes që bëjnë dhe delegimin e pacientëve.