Sport

Panathinaikos përjashtohet për 3 sezonet e ardhshme

Panathinaikos nuk do të mund të marrë pjesë në kompeticionet europiane në 3 sezonet e ardhshme. UEFA e përjashtoi klubin grek për shkak të detyrimeve financiare të pashlyera. Ekzekutivi Europian i Futbollit i vendosi 1 Marsin, si afat të fundit për të shlyer këto detyrime, çka nuk ndodhi. Çështja financiare e Panathinaikosit është një prej skandaleve që ka shoqëruar futbollin grek.