Sport

“Tifozët Kuqezi”, Duka pret përfaqësuesit e grupimit

Prej mbi një viti, bojkoti i ndeshjeve të Kombëtares nga grupimi “Tifozët Kuqezi” nuk ka qenë problem i vogël. Për këtë qëllim, në Federatën Shqiptare të Futbollit u zhvillua një takim mes Presidentit Armand Duka, përfaqësuesve të këtij grupimi dhe Policisë. Duka u shpreh i bindur se “Tifozët Kuqezi” do të rikthehen në stadium. Shkaku i bojkotit u bënë masat shumë të rrepta që ndërmorën uniformat blu për ndeshjen me Izraelin.