Aktualitet

Parashikimi i motit, e diel 13 korrik 2025!

Ditën e sotme vendi ynë është nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti vijon i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare, hera-herës deri mesatare nga orët e mesditës deri pasdite vonë, kryesisht në veri.

Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare 1-5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore, si dhe në zonat luginore, fiton shpejtësi 7-10 m/s.

Valëzimi në dete 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
21/35
Diell

Kukës
16/34
Diell

Lezhë
20/34
Diell

Dibër
15/33
Diell

Durrës
20/35
Diell

Tiranë
22/36
Diell

Elbasan
21/37
Diell

Berat
18/37
Diell re

Vlorë
20/35
Diell

Korçë
17/32
Diell

Gjirokastër
16/37
Diell

Sarandë
20/34
Diell