Aktualitet

Parashikimi i motit, e martë 3 qershor 2025!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të veprimtarisë së Anticiklonit të Azoreve, shoqëruar me masa ajrore të thata e të ngrohta. Moti vijon i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, si dhe me alternime vranësirash kalimtare mesatare e hera-herës deri të dendura prej orëve të mesditës deri të pasdites në relievet malore në lindje.

Era fryn e lehtë me drejtim veriperëndim-jugperëndim e me shpejtësi mesatare 5 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, hera-herës era fiton shpejtësi 9 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
16/31
Diell

Kukës
13/29
Diell re

Lezhë
14/30
Diell

Dibër
14/28
Diell re

Durrës
15/30
Diell

Tiranë
19/31
Diell

Elbasan
16/31
Diell

Berat
14/31
Diell

Vlorë
17/29
Diell

Korçë
12/26
Diell re

Gjirokastër
11/31
Diell

Sarandë
15/29
Diell