Aktualitet

Parashikimi i motit, e martë 8 korrik 2025!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa e më të freskëta me origjinë veriperëndimore. Moti nis me kthjellime dhe gradualisht vijon me shtim vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura.

Në zonën e veriperëndimit e të qendrës, në momentin e vranësirave të dendura ka edhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në periudha tepër afatshkurtra, këto reshje janë në formën e shtrëngatave. Era fryn me drejtim juglindje-jugperëndim dhe me shpejtësi mesatare 10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare e në zonat luginore, era fiton shpejtësi 12-17 m/s,  shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
22/34
Diell re shi

Kukës
19/35
Diell re shi

Lezhë
18/34
Diell re shi

Dibër
16/31
Diell re shi

Durrës
21/35
Diell re shi

Tiranë
26/37
Diell re shi

Elbasan
24/37
Diell re shi

Berat
19/36
Diell re

Vlorë
20/34
Diell re

Korçë
18/31
Diell re

Gjirokastër
17/36
Diell re

Sarandë
23/32
Diell re