Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti vijon i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe me alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura kalimtare në relievet malore në lindje, nga orët e mesditës deri të pasdites vonë.
Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare 10 m/s. Ndërkaq, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore, si dhe në zonat luginore, era fiton shpejtësi 12-20 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
16/31
Diell
Kukës
15/26
Diell re
Lezhë
18/30
Diell
Dibër
11/27
Diell re
Durrës
19/31
Diell
Tiranë
20/31
Diell
Elbasan
19/33
Diell
Berat
15/35
Diell
Vlorë
19/29
Diell
Korçë
13/24
Diell re
Gjirokastër
15/33
Diell
Sarandë
18/31
Diell