Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, dita e parë e korrikut 2025!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti vijon i kthjellët, si dhe me vranësira të pakta deri mesatare, të përqendruara në relievet kodrinore-malore të vendit. Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 8 m/s. Në lugina dhe bregdet e kryesisht atë jugperëndimor, hera-herës fiton shpejtësi 10-13 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
24/37
Diell pak re

Kukës
22/33
Diell pak re

Lezhë
25/36
Diell

Dibër
17/32
Diell pak re

Durrës
21/38
Diell

Tiranë
25/38
Diell

Elbasan
22/36
Diell pak re

Berat
21/37
Diell pak re

Vlorë
22/36
Diell

Korçë
18/29
Diell pak re

Gjirokastër
18/36
Diell pak re

Sarandë
20/34
Diell