Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti mbetet kryesisht i kthjellët, si edhe me alternime vranësirash të mesme e të larta, të përqendruara në relievet malore në veri e lindje të territorit.
Vranësirat në relievet malore shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale kryesisht në formë pikash, por në relievet e larta malore nuk mungojnë shtrëngata afatshkurtra të izoluara. Era fryn me drejtim veriperëndim-verilindje e me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, hera-herës era fiton shpejtësi 8-17 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
19/35
Diell re
Kukës
17/34
Diell re shi
Lezhë
18/35
Diell re
Dibër
16/34
Diell re shi
Durrës
19/35
Diell pak re
Tiranë
21/36
Diell pak re
Elbasan
21/36
Diell pak re
Berat
17/35
Diell pak re
Vlorë
17/33
Diell pak re
Korçë
17/33
Diell re shi
Gjirokastër
15/36
Diell re
Sarandë
19/33
Diell pak re