Showbiz

Pas 12 vitesh, Brad Pitt i kërkon falje Jennifer Aniston

Të gjithë u shokuan kur u bënë me dije se Brad Pitt ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së Jennifer Aniston.

E gjithë historia e tyre që daton në vitin ’00 është shumë e vështirë për tu lënë pas sidomos nga fansat e zjarrtë të tyre që kanë vite që i ndjekin dhe i mbështesin.

Aludohet se gjatë festës së ditëlindjes së aktores, ish-çifti janë përballur dhe Pitt i ka kërkuar më në fund falje 55-vjeçares për mënyrën sesi janë ndarë.

Sipas një burimi pranë tyre Brad është shprehur se duhet të kishte zgjedhur një mënyrë më delikate për t’i dhënë fund marrëdhënies me Aniston. Ai ka gabuar dhe nuk ka aspak ndrojë që ta pranojë fajin.

Mesa duket ata e kanë lënë të shkuarën pas, Aniston e ka falur dhe mbrëmja e tyre u mbyll me një përqafim.