Aktualitet

Pas 4 muajsh izolimi hapet rruga në Theth

Hapet pas 4 muajsh izolimi, rruga në Theth. Forcat e Armatosura zhbllokuan pas tre jave punë, aksin prej 22 km nga Boga në Theth. Trashësia e borës, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes në disa pjesë të rrugës arrin deri në 5 m. Aksi Bogë-Theth ishte i bllokuar që prej muajit dhjetor, ndërsa hapja e rrugës ishte e pamundur më herët për shkak të rrezikut të krijimit të ortekëve. Nga sot qarkullimi me makinë drejt Thethit mund të kryhet pa problem.