Showbiz

Pas aludimeve të shumta për ndarje, reagon për herë të parë Mozzik

Prej pak kohësh në median online është përfolur për një krizë martesore mes çiftit të reperave Loredana dhe Mozzik.

Aludimet nisën nga rrjetet sociale ku çdo ditë e më pak ata po shfaqeshin me njëri-tjetrin. Edhe gjatë ditëlindjes së Loredanës, Mozzik nuk u pa gjëkundi në asnjë nga postimet e bashkëshortes së tij duke bërë fansat të dyshojnë se ata nuk janë më bashkë.

Pas gjithë këtyre spekulimeve, reperi i “2 Euro Gang” më në fund ka reaguar duke zbuluar se si qëndron e vërteta. Në Insta Story, Mozzik ka mbështetur bashkëshorten e tij duke promovuar projektin e saj më të ri muzikor ndërsa më vonë ka postuar edhe një foto ku shfaqen bashkë në prapaskenën e xhirimit të klipit.

Mesa duket gjithçka mes tyre po shkon për mrekulli ndërkohë që reperi i tha fund spekulimeve në media.