Tashmë që Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit të Partisë Socialiste duket se vendi i tij i takon Spartak Brahos. Por, i kontaktuar nga mediat, Braho tha se nuk e ka vendosur ende nëse do të bëhet apo jo pjesë e Kuvendit. Qëndrimin do ta përcaktojë kur të shpallet vakanca. Në rast se ish-kreu i Komisionit Kuvendor të Sigurisë refuzon, mandati i deputetit i takon Eljo Hyskës, aktualisht Kryetar i Forumit Rinor Eurosocialist.