Presidenti Donald Trump komentoi për herë të parë për senatorin e ndjerë John McCain i cili vdiq të shtunën në moshën 81-vjeçare. Pas një heshtjeje publike që zgjati dy ditë trump tha se “Zemrat dhe lutjet tona janë me familjen e Senatorit McCain. Do të ketë shumë aktivitete dhe vlerësojmë shumë gjithçka që Senatori McCain ka bërë për vendin tonë”, shkruan trump në Twitter.