Pas mbarimit të festave të fundvitit, emigrantët shqiptarë kanë marrë sërish rrugën e kthimit në vendet ku ata jetojnë e punojnë prej vitesh.
Por kjo gjë ka sjellë radhë të gjata në Muriqan, pikën e Kalimit kufitar mes Shqipërisë e Malit të Zi, e më tej në vende të ndryshme të Europës.
Kjo është panorama që të ofrohet në fundjavë në pikën e kalimit Kufitar të Muriqanit.
View this post on Instagram
Numri më i madh i automjeteve është në dalje nga Shqipëria. Radha e automjeteve që presin të kalojnë në pikën doganore të Muriqanit që lidh Shkodrën me Malin e Zi, ka arritur mbi 2 kilometër.