Showbiz

Pas koncertit të rëndësishëm në Vegas, Rita Ora në një set fotosh nudo

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora ka dhënë një performancë të shkëlqyer në një koncert në Las Vegas ku është brohoritur për vokalin e saj potent.

Menjëherë pas shfaqjes, ylli i hitit “Let You Love Me” pozoi për një set fotosh nudo në dhomën e saj të hotelit dhe duket se këto të fundit janë pëlqyer shumë fansat të cilët i kanë shpërndarë kudo në platformat sociale.

28-vjeçarja shfaqi format e saj të tonifikuara trupore teksa e ulur në një karrige mbulonte pjesët intime me duar. Fotot u realizuan nga fotografi i mirënjohur Blair Brown.