Lifestyle Live From Tirana Love & Sex

“Pas ndarjes vjen diçka më e mirë”/Edona Sterkaj: “Në situata të vështira njerëzit gjejnë veten!”

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Edona Sterkaj, për të folur më shumë se si të rigjejmë veten pas disa situatave të vështira që mund të na ndodhin. Ja çfarë këshillon ajo…

Çfarë do t’i këshilloje atyre që janë duke përjetuar një ndarje?

Çdo gjë në jetë ndodh për një arsye të mirë. Një ndarje nuk ndodh kot. Dhe nëse ajo ndarje ka ndodhur, për ty do të thotë se diçka më e mirë po vjen në të ardhmen. Thjesht duhet ta analizosh pse ndodhi dhe të mos përsëritet e njëjta situatë me partnerin e radhës.

Pse shumë njerëz ndodh që t’iu përsëritet e njëjta situatë?

Sepse kanë mbetur tek procesi para dhe nuk e kanë kapërcyer, e kështu përsëritet herë pas here. Të krijosh një marrëdhënie, është një proces. Njerëzit e mendojnë si diçka shumë të thjeshtë. Por nuk është e thjeshtë, deri sa ti të ingranohesh me partnerin tënd, nëse ti do. Por ajo që shoh unë sot, është që njerëzit nuk kanë durim e dëshirë dhe dorëzohen shumë shpejt. E kjo gjë bëhet kronike pastaj, përsëritet herë pas here.