Sir Alex Ferguson del jashtë rrezikut për jetën. Ish-trajneri i Manchester United nuk ka më nevojë për kujdes intensiv pas operacionit të së shtunës pas një hemoragjie në tru. Ai do të vazhdojë rehabilitimin e tij në spital. Familja Ferguson ka marrë shumë mbështetje nga trajnerë, futbollistë dhe shumë njerëz pranë sportit.