Showbiz

Pas shumë vitesh, Ariana Grande i rikthehet aktrimit

Këngëtarja shumë e dashur e publikut Ariana Grande vazhdon të shijojë sukseset e albumit “Thank You, Next” por sapo ka zbuluar diçka të re mbi të cilën po punon.

Pas kaq shumë vitesh, ylli i “Disney” i rikthehet aktrimit dhe këtë herë bëhet fjalë për një komedi të aktorit Jim Carrey, “Kidding”.

Momentalisht ky serial është në xhirimet e sezonit të tij të dytë ku sigurisht protagonisti kryesor është pikërisht aktori i komedisë.

26-vjeçarja ka lajmëruar paraqitjen e saj në këtë serial dhe ka falenderuar publikisht Jim Carrey për ftesën.