Showbiz

Pas vendimit të divorcit me Jolie, Brad telefonoi menjëherë Jennifer Aniston

Divorci i Brad Pitt dhe Angelina Jolie është një ndër më të përfolurit e të gjitha kohërave që duhet theksuar se ende nuk është finalizuar.

Po shumë e përforlur është edhe trekëndëshi i dashurisë mes Jolie, Pitt dhe Aniston ndërkohë që këta të fundit vendosën të divorcoheshin nga partnerët e tyre në të njejtën kohë.

“Us Weekly” së fundmi ka zbuluar se pas ndarjes, Brad Pitt ka telefonuar Jennifer Aniston për t’i kërkuar ndjesë që e ka lënduar si edhe për historinë e tyre të trishtë në tërësi.

Ai i’u shpreh se ndarja me Jolie e ka futur në depresion dhe aktori po kalon një periudhë shumë të vështirë në jetën e tij edhe për shkak se ende nuk dihet nëse do të arrihet marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Kujtojmë se në muajin shkurt Pitt ishte i pranishëm në festën e 50-vjetorit të lindjes së Aniston. Ish-bashkëshortët kanë vendosur të qëndrojnë miq duke lënë pas krahëve të kaluarën.