Aktualitet

Pas vizitës në Berlin, Rama në konferencë për mediat: Atmosfera nga takimet, pozitive!

Pas vizitës zyrtare në Berlin ku u takua me Kancelaren Gjermane Angela Merkel, Kryeministri Edi Rama me të mbërritur në Shqipëri, doli në një konference për mediat. Ndërkaq Kryeministri tha se vizita nuk synonte që të merrte “Po”-në publike nga Merkel, ndërsa rrëzoi pohimin e Gunther Krichbaum, kryetar në Komisionin për Çështjet Europiane në Bundestag, i cili deklaroi përmes rrjeteve sociale se ja kishte thënë në sy se hapja e negociatave për Shqipërinë është e parakohshme. Kryeministri konfirmoi se gjatë vizitës dyditore në Gjermani është diskutuar edhe për çështjen e Samir Tahirit. Ai tha se: “Me kancelaren kemi folur në detaje për të gjitha aspektet e raportit të progresit, në mënyrë të vecantë për ecurinë e reformës në drejtësi dhe patjetër për progresin e bërë me Vettingun”. Kryeministri e cilësoi pozitive atmosferën e gjetur në Berlin dhe thotë se nga takimet që pati atje nuk gjeti asnjë zë të prerë kundër hapjes së negociatave.