Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi pas deklaratës për shtyp të deputetes së PD-së, Albana Vokshi. Kjo e fundit publikoi sot dokumentin, sipas të cilit në projektin për ndërtimin e teatrit të ri, parashikohet edhe ndërtimi i 6 kullave. Në një deklaratë për mediat, deputetja Vokshi tha se tre prej këtyre kullave do të ndërtohen brenda territorit të Teatrit. Por Taulant Balla shprehet se do ta padisë dhe atë në Gjykatë, pasi ka shpifur sot në deklaratën e saj për mediat.