Presidenti i Republikës, Ilir Meta i dërgoi mesazh urimi homologut Donald Trump me rastin e 242-vjetorit të Pavarësisë së Amerikës. Meta e falenderon për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe thekson rëndësinë e pranisë amerikane në vendin tonë. Gjithashtu, Kryetari i Shtetit shpreh gatishmërinë e Shqipërisë për forcimin e partneritetit në fushën e sigurisë dhe në NATO. “Vendi ynë do të qëndrojë në solidaritet me Amerikën, duke iu bashkuar përpjekjeve për paqe në botë”, – thuhet ndër të tjera në mesazhin e Metës.