Celebrities Gossip Showbiz

Pavarësisht tragjedisë, shitet për këtë çmim shtëpia e aktorit legjendar, Gene Hackman!

Shtëpia e aktorit legjendar, Gene Hackman, në Santa Fe është shitur vetëm 11 ditë pasi u hodh në treg, pavarësisht ngjarjes tragjike që ndodhi aty. Prona ishte nxjerrë në shitje për 6.25 milionë dollarë, që përkthehet në rreth 5.7 milionë euro. Hackman dhe bashkëshortja e tij, Betsy Arakawa, humbën jetën në këtë shtëpi në shkurt të vitit 2025, fakt që megjithatë nuk e pengoi gjetjen e një blerësi. Prona shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 21.5 hektarësh dhe përfshin një ndërtesë kryesore dhe një ndihmëse, të dyja me nga tre dhoma gjumi, pishinë, fushë golfi dhe zona të mëdha pyjore. Para se të dilte në shitje, shtëpia ishte pastruar dhe rregulluar profesionalisht, ndërsa sendet personale ishin larguar.

95 vjeçari dhe bashkëshortja e tij 65-vjeçare u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre më 26 shkurt 2025, së bashku me njërin nga qentë e tyre. Betsy ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes pulmonare nga hantavirusi, ndërsa Hackman vdiq për shkak të problemeve të rënda të zemrës, presionit të lartë të gjakut dhe Alzheimer-it të avancuar. Çifti jetonte në Santa Fe që nga vitet ’90, ndërsa Hackman kishte deklaruar më herët se qyteti e kishte magjepsur gjatë xhirimeve të disa filmave në atë zonë.

Autopsia përfundimtare e gruas së Gene Hackman, Betsy Arakawa, ka zbuluar detaje të reja tragjike rreth vdekjes së saj të papritur. Raporti, i publikuar nga Associated Press të martën, konfirmoi se Arakawa ndërroi jetë në mesin e muajit shkurt në moshën 65 vjeçare nga sindroma pulmonare e shkaktuar nga hantavirusi (HPS). Mushkëritë e saj ishin të rënda dhe të bllokuara. Gjithashtu thuhet se mushkëritë e saj ishin të bllokuara në kohën e vdekjes, duke treguar se sëmundja, e cila transmetohet nga brejtësit, ishte në një fazë të avancuar.

Raporti thotë se pianistja kishte grumbullim lëngjesh në gjoks dhe ngurtësim të lehtë të enëve të gjakut që furnizojnë zemrën dhe pjesën tjetër të trupit të saj. Një autopsi tregoi se Arakawa rezultoi negativ për COVID-19, grip, alkool dhe narkotikë dhe nuk u gjetën shenja traume në trupin e saj. Niveli i monoksidit të karbonit ishte gjithashtu brenda kufijve normalë. HPS është një sëmundje virale e rrallë, por potencialisht fatale, që transmetohet te njerëzit nga urina, jashtëqitjet ose pështyma e llojeve të caktuara të minjve. Virusi mund të transmetohet edhe përmes një kafshimi ose gërvishtjeje nga një brejtës i infektuar.