Partia Demokratike iu rikthye çështjes së vëllait të Ministrit të Punëve të Brendshme. Duke kujtuar 7 pyetjet që sipas opozitës, presin përgjigje nga Fatmir Xhafaj, deputeti Enkelejd Alibeaj dhe ish Ministri Teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi e akuzuan se po mbron të afërmin e tij, që sipas tyre ka qenë i dënuar për trafik ndërkombëtar droge.