Politikë

PD: Në territorin e Teatrit Kombëtar do të ketë kulla

Partia Demokratike thotë se “Në territorin e Teatrit Kombëtar do të ketë kulla”. Deputetja Albana Voksh akuzoi për mashtrim Kryeministrin dhe Kryebashkiakun e Tiranës. Ajo deklaroi se “Sipas Vërtetimit Hipotekor, 5 mijë e 522 metra katrorë janë pronë e Teatrit dhe në territorin e tij, projekti parashikon ngritjen e tre kullave”.  Ndërkaq, LSI-ja i bën thirrje Presidentit të Republikës, të mos e dekretojë ligjin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, nëse maxhoranca e miraton në Kuvend.