PDIU bën rrokadë njerëzish në Bashkinë e Tiranës. Largohet nënkryetari Abaz Hado, dhe në vend të tij në këtë detyrë u vendos Kozeta Nesiti, po nga radhët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Nuk dihet arsyet e kësaj lëvizjeje, ndërsa Hado mbante postin e nënkryetarit të Bashkisë së Kryeqytetit prej 2 shkurtit 2016, në bazë të marrëveshjes së koalicionit PS-PDIU.